Policia në kryeqytet del të jetë në e ngathëta në reagimin ndaj aksidenteve në trafik, sipas një raporti të inspektimit nga Inspektorati Policor.
Në raportin e Trajtimit të Aksidenteve të Trafikut nga Policia, i përpiluar nga Inspektorati Policor thuhet se koha e reagimit në zonat urbane duhet të jetë 15 minuta nga pranimi i thirrjes deri në mbërritjen e policisë deri në vendin e aksidentit ndërsa në zona rurale 30 minuta.
E koha mesatare aktualisht sipas inspektimit del të jetë 17 minuta e 56 sekonda, nga pranimi i informatës deri në arritjen e policisë në vendin e ngjarjes së aksidentit.
Në një tabelë të publikuar në raport shihet se Policia në Prishtinë është më e ngadalta me 25 minuta e 44 sekonda deri në mbërritjen në vend të ngjarjes, që nga pranimi i informatës.
Më së shpejti dalin të jenë njësitet në rajonin e Ferizajt me 13 minuta e 56 sekonda.
