Arbëri

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi, dyshohet për asgjësim ose dëmtim të pasurisë

person në kërkim

Policia kë kërkuar ndihmë për identifikim të një personi i cili dyshohet për asgjësim ose dëmtim të pasurisë. 

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, ku është publikuar edhe një fotografi e të dyshuarit. 

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet tutje në kërkesë.