Arbëri

Pjesëmarrësit e “Sunny Hill” lirohen nga pagesa e transportit publik

Sunny Hill

Pjesëmarrësit në festivalin “Sunny Hill” do të lirohen nga pagesa e transportit publik, thuhet në një vendim të publikuar të shtunën nga Komuna e Prishtinës.

“Pra të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik”, thuhet në njoftim.

Nisja bëhet nga ora 17:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe sipas njoftimit, transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit.