Eksperti i fushës së energjisë, Luan Shllaku, në podcastin PIKË me Veton Surroin në Kohavision nëpërmjet një metafore, ka paralajmëruar se Kosova është në prag të rundit të tretë të boksit, e që mund të jetë edhe rund nokautues.

Duke kujtuar thënien e një boksieri kosovar që i ishte drejtuar trajnerit me nam Lah Nimani pas rrëzimit në raundin e tretë me fjalët “Baca Lah, kush e shkymi dritën?” Shllaku ka thënë se Kosova është afër rundit të tretë.

“Të themi se jemi duke qëndruar në të dytën akoma dhe s’po na shkon aq keq, por i kemi shenjat e para se dy-tre grushte i kemi marrë, që akoma s’na i kanë fikur dritat”, ka thënë ai.

Tek ka folur për kapacitetet e vjetra të Kosovës për energjinë elektrike, Shkllaku ka thënë se një pjesë e madhe e barrës pse Kosova akoma ka dritë dhe s’është në rund të tretë i takon pikërisht asaj teknologjie të vjetër.

“‘Kosova A’ ndoshta edhe pak do të futet në ‘Guinness’, s’di a futen edhe  institucionet në ‘Guinness’ apo vetëm njerëzit, por ajo mund të futet si një ndër, në mos qoftë, më i vjetri termocentral në botë. Hulumtova pak, e gjeta një në Indi, flas për termocentrale që janë funksionale akoma e që ende aty diku është, mirëpo unë zakonisht them se ‘Kosova A’ më përpara do të shembet sesa që do ta ndalë dikush. Këtu kemi të bëjmë edhe me mënyrën se si ne i qasemi...”, ka thënë Shllaku.

Ai ka vlerësuar se Kosova po sakrifikon shumë njerëz duke mbajtur në funksion këto termocentrale të vjetra. Këtë e ka lidhur me shëndetin e punëtorëve dhe të njerëzve.

Shllaku ka thënë po ashtu se me ritmin aktual, Kosova rrezikon që në të ardhmen të përballet me tarifat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian për shtetet që vazhdojnë ta shfrytëzojnë qymyrin për energji.

Ai ka thënë se Kosova do të përballet me rundin e tretë, atë të nokautit, po që se nuk veprohet shpejt.

Ka thënë se Kosova duhet të fokusohet që në të ardhmen të mos vazhdojë me termocentralet aktuale.

“Si mund ta parashikosh ti që të vazhdosh me këto dy termocentrale në vitin 2040, kur së shpejti ti do të duhej të çosh dorë prej tyre? Dhe çka del? Tash del gryka e ngushtë. Një llogari të thjeshtë kur ulesh ta bësh, na del gryka e ngushtë shumë kollaj. Gryka e ngushtë, mendova pamundësia... mendova faktikisht që e qëndrova raundin e dytë, po jam duke hyrë në të tretin raund, por do ta kem vështirë”, ka thënë ai.


Shllaku: Kosova mund të përballet me tarifat e paralajmëruara të BE-së

Eksperti i çështjeve të energjisë, Luan Shllaku, ka deklaruar se me këtë ritëm aktual, Kosova rrezikon që të përballet në të ardhmen me tarifat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian “për vendet që vazhdojnë të shfrytëzojnë qymyrin për energji”.

Ai ka thënë se Kosova do të përballet me rundin e tretë “atë të nokautit nëse nuk veprohet shpejt”.

Shllaku ka bërë thirrje që në të ardhmen Kosova të mos vazhdojë me termocentralet aktuale.

“Si mund ta parashikosh ti që të vazhdosh me këto dy termocentrale në vitin 2040, kur së shpejti ti do të duhej të çosh dorë prej tyre? Dhe çka del? Tash del gryka e ngushtë. Një llogari të thjeshtë kur ulesh ta bësh, na del gryka e ngushtë shumë kollaj. Gryka e ngushtë, mendova pamundësia... mendova faktikisht që e qëndrova raundin e dytë, po jam duke hyrë në të tretin raund, por do ta kem vështirë”, ka thënë ai në podcastin PIKË me Veton Surroin.

Surroi: Siguria e Kosovës duhet të mbështetet gjithmonë te NATO-ja

2 j. më parë / 23 mar 2025 21:19
Veton Surroi

Publicisti Veton Surroi ka folur se si e sheh Kosovën në vitin 2050, teksa bisedoi me njohësin e çështjeve të energjisë, Luan Shllaku.

Sipas Surroit, kriza aktuale gjeopolitike do të ketë ndikim në marrëdhëniet e fuqive botërore, që siç ka thënë ai, do të krijohen raporte të reja.

Ai u pyet nga mysafiri në PIKË, Luan Shllaku, se si mendon që Kosova mund të zhvillohet viteve në vazhdim. Surroi ka deklaruar se fokusi i Kosovës duhet të jetë NATO-ja në aspektin e sigurisë.

“Është vështirë e parashikueshme se çka do të ndodhë, por e di se cilat janë pikat determinuese që do të na japin vlerësim se çka mund të ndodhë. Kemi të bëjmë me krizën gjeopolitike dhe kjo krizë gjeopolitike do të prodhojë marrëdhënie të reja të fuqive. Brenda këtyre marrëdhënieve të reja mendoj se është interesi i Kosovës që të ingranohet sa më shpejt brenda një strukture të sigurisë, e cila do të krijohet për ta kompensuar tërheqjen graduale amerikane nga detyrat e veta të deritanishme. Pra, ne duhet të mendojmë për siguri kolektive, regjionale dhe evropiane. Siguria jonë është të mbështetet gjithmonë te NATO-ja dhe nuk ka arsye që të mos vazhdojë të mbështetet. Duhet ta rikonceptojmë, rikuptojmë NATO-n, në bazë të rikonceptimit të NATO-s se do të ndodhë një rindarje e përgjegjësive”, ka deklaruar ai.

Surroi: Kosova dështoi kur s’u unifikua në çlirim

2 j. më parë / 23 mar 2025 20:55
Veton Surroi

“Problemi më i madh ka qenë diplomacia mes nesh”, ka thënë publicisti Veton Surroi në podcastin e tij Pikë në Kohavision në diskutimin me Luan Shllakun, kur është pyetur se çka do të ndryshonte në diplomacinë e viteve të ’90-ta. “Problemi ka qenë i shpjegimit të asaj se çka realisht duam dhe po dua ta ilustroj me një... bisedova me disa prej avokatëve të cilët janë në ekipin mbrojtës në Hagë, për disa prej të akuzuarve dhe pyetja e cila gjithmonë është shtruar është formimi i qeverisë së përkohshme, qeverive tranzitore etj”, ka thënë ai.

Surroi ka thënë se Kosova dështoi kur nuk u unifikua për çlirimin e saj.

“Kosova këtu ka dështuar dhe kemi mundur të jemi më të mirë, sepse nuk arritëm që në pikën kritike në vitin 1999 ta prisnim çlirimin e vendit me struktura të përbashkëta të partive politike, të UÇK-së, të një spektri të gjerë, ta prisnim të unifikuar, në mënyrë që ta fillojmë jetën në liri, në formë të unifikuar”, ka thënë ai.

“Domethënë në Paris, kur duhej nënshkruar Marrëveshjen e Rambouillet-së në ceremoninë formale, ne kemi mbajtur një mbledhje të delegacionit të gjerë... pati shumë më tepër njerëz sesa që kishim qenë në Rambouillet dhe kur dështoi formimi i qeverisë së përkohshme, së paku sugjerova hajde të formojmë qeveri komunale. Hajde të merren vesh partitë politike, LDK-ja, UÇK-ja, LPK-ja, çka ka pasur aty prej partive, le të bëhen bashkë që ditën kur (se vendi do të çlirohej, doemos) të hynte NATO-ja, ishte një vendim strategjik tash, por momenti kur do të vinin ndërkombëtarët, domethënë administrata ushtarake dhe administrata civile në Kosovë, në filan komune do të dilte kryetari i komunës, të thoshte “mirëserdhët, kjo është komuna e jonë; në këtë komunën tonë ne jemi në dispozicionin tuaj t’ju ndihmojmë si njerëz që keni ardhur në administrimin ndërkombëtar dhe ne e përfaqësojmë spektrin politik në përgjithësi, kjo do ta lehtësonte tranzicionin tonë të jashtëzakonshëm... edhe aksesin...”, ka deklaruar ai.

Shllaku: Gazi është zgjidhje për Kosovën

2 j. më parë / 23 mar 2025 20:27
Luan Shllaku

Eksperti i energjisë, Luan Shllaku, ka thënë se zgjidhja për Kosovën është gazi dhe se më nuk duhet të ketë fokus nga “fjetja mbi qymyr”.

Për çështjen e gazit, Shllaku ka thënë se Kosova ka disa mundësi të shfrytëzimit.

“Më mirë zvogëlo, sesa të ndërtosh diçka të re”, ka thënë ai si ide se nëpërmjet gazit Kosova do të mund të reduktonte konsumin e energjisë në pik gjatë dimrit të ftohtë, nëse do të lidhte me gaz ngrohtoret më të mëdha në qytete.

“Mund të na shpëtojë që të ndalet drita në sallë dhe raundi i tretë të mos luhet fare, dhe më vonë, kur të vijë, të jemi krejt të kënaqur”.

Në çështjen e gazit, sipas tij, janë tri mundësi.

Luan Shllaku ka folur edhe për diversifikim të energjisë, me atë ujore, me Shqipërinë.