Arbëri

Pezullohet greva e punëtorëve teknikë të Spitalit së Gjakovës

Spitali Isa Grezda Gjakovë

Punëtorët teknikë të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë e kanë pezulluar grevën pasi drejtori ka thënë se pagat do t’iu dalin të martën “më së largu deri në orën 12:00”.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Prviat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se greva është pezulluar deri të mërkurën “e pastaj do të veprohet konform situatës së krijuar”.

“Drejtori i Spitalit dhe pronari i kompanisë kanë garantuar se pagat e këtyre punëtorëve do të jenë në llogaritë e punëtorëve nesër më së largu deri në orën 12:00 dhe duke u bazuar ne këtë, greva pezullohet deri pasnesër, pastaj do të veprohet konform situatës së krijuar”, thuhet në njoftimin e Azemit.

Greva e punonjësve teknikë është paralajmëruar pasi iu është vonuar paga për dy ditë./Ksp