Tri kompani transporti nga Fushë Kosova kanë njoftuar se nga sot do të pezullojnë përkohësisht shërbimin e transportit në katër linja drejt Prishtinës.
Banorët e Grabovcit, Harilaqit, Hencit dhe Miradisë së Epërme do të ballafaqohen me mungesë transporti.
Bëhet fjalë për linjat: Grabovc – Prishtinë – Grabovc, Harilaq – Prishtinë – Harilaq, Henc – Prishtinë – Henc, Miradi e Epërme – Prishtinë – Miradi e Epërme.
Në njoftimin e përbashkët, kompanitë theksuan se vendimi është marrë për shkak të pamundësisë për të përballuar shpenzimet e karburantit dhe kostot e tjera operative. Ato kanë theksuar se banorët e këtyre lokaliteteve, në komunën e Fushë Kosovës, varen çdo ditë nga këto linja për të udhëtuar drejt Prishtinës dhe anasjelltas.
Kompanitë kanë bërë të ditur se para marrjes së vendimit u janë drejtuar institucioneve kompetente për të kërkuar një zgjidhje për vazhdimin e shërbimit. Ato shpresojnë që kërkesa të merret seriozisht dhe të gjendet sa më shpejt një zgjidhje, në mënyrë që transporti të rikthehet në funksion.
-
Edhe linjat private në Prishtinë njoftojnë pezullim e transportit nga e hëna
-
Linja 3A pezullon përkohësisht shërbimet, paralajmërohet pezullim edhe i linjave tjera private
-
Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugë
-
LVV-ja në Prishtinë kërkon tërheqjen e vendimit për shtrenjtimin e biletave të autobusëve
-
Trafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime në qarkullimin e autobusëve sonte