Marshi protestues i opozitës në Shqipëri, tashmë është nisur drejt parlamentit nga kryeministria.
Siç raporton gazetari i KTV-së, i cili po përcjellë protestën, ka pasur edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
“Është përdorur edhe gaz lotsjellës”, raporton ai.
Protestuesit, bëhet e ditur se kanë thyer edhe portën e parlamentit, gjithashtu, nga ta janë përdorur edhe mjete të forta për ta sulmuar policinë.


