Arbëri

Përfundojnë punimet te Fontana në Ulpianë

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në rrugën te Fontana në Ulpianë.

“Kështu duket pas përfundimit të punimeve rruga te Fontana në Ulpianë”, ka shkruar Ahmeti derisa ka publikuar edhe disa fotografi.

Gjatë përhapjes së pandemisë, Ahmeti kishte marrë vendim që ta mbyllë edhe parkun përreth Fontanës. Me të hapur kjo rrethinë pas daljes nga karantina, më vonë Ahmeti mori vendim që të nisin punimet për përmirësim të gjendjes së parkut.

Derisa në mesditën e sotme, ka nisur pastrimi dhe mirëmbajtja e Parkut në Taukbaqhe.

Ahmeti, po ashtu përmes Facebookut ka publikuar disa fotografi nga parku.