Arbëri

Për tre muaj Policia ua ndaloi drejtimin e automjeteve 2223 shoferëve

Gjoba Policia Vetura trafik

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka njoftuar se për periudhën janar-mars ua ka ndaluar drejtimin e mjeteve me veprim motorik 2223 shoferëve.

Sipas të dhënave të Policisë të publikuara në rrjetin social facebook 5013 shoferëve u janë vendosur pikë negative.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore janar – mars 2024,  2223 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik dhe 5013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë thirrje për respektim të rregullave në trafik.