Policia e Kosovës ka thënë se pas zhvillimeve të fundit në veri, është vendosur që për shkaqe sigurie të mbyllen dy pikëkalimet kufitare në veri, më saktësisht ato në Jarinjë e Bërnjak.
Policia i ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare.
“Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë”, është njoftuar nga Policia e Kosovës.