Mbi 70 persona po vazhdojnë të qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës për shkak të gjendjes së rënduar nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj, ka deklaruar se si pasojë e përmbytjeve, janë rrëzuar disa ura ndërsa në pjesën më të madhe ka pasur përmbytje në bodrume dhe shtëpi.
“Për momentin është qetësuar gjendja, tash jemi ka merremi më fortë me palët e dëmtuara që kanë kërkesa tash për të shkuar për të bërë evidentimin e dëmeve. Realisht pjesën më të madhe të telasheve e kemi pasur me përmbytjen e podrumeve, shtëpive, si në zonën urbane, dy ditë pas na u konfirmua edhe nga zona jashtë qytetit në fshatra. Kurse ditën e diele na ka bërë goxha dëme pas orës 22:00, të reshurat që kenë kanë prishur disa ura nga ana e infrastrukturës rrugore. Disa shembje të dheut, por fatbardhësisht viktima njerëz nuk kemi”, ka thënë ai për Kosovapress.
Hoxhaj ka deklaruar se reshjet e borës që po vijojnë edhe sot, mund ta përkeqësojnë gjendjen.
“Realisht në këtë rast unë si drejtor po i lutem Zotit që të mos ketë si herëve të kaluara, sepse ne edhe me datën 30-31 dhjetor kemi pasur gjendjen e keqësuar. Nga ana e reshjeve të borës ne realisht si drejtori i frikësohemi këtij fakti sepse bora sado pak e trashë rrjedhën e ujit”, thekson ai.