Nxënësit e gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan kanë gatuar të premten ushqime të ndryshme.
Me paratë prej shitjes së ushqimeve nga aktiviteti “Të gatuajmë për gjimnazin”, do të blihen disa ulëse për shkollën.
Ky aktivitet është mbajtur për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Drejtori i gjimnazit “Ulpiana” thotë se i kanë mbështetur nxënësit në iniciativën e tyre.
Nxënësit tregojnë se si u erdhi ideja për këtë aktivitet.
Ky është viti i katërt me radhë që organizohet një aktivitet i tillë nga nxënësit e këtij gjimnazi.