Për gjysmë ore të premten pasdite, sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Shqipëri kanë qenë të figura, pas një defekti teknik, siç kanë njoftuar autoritetet e Shqipërisë.
Sipas njoftimit, menjëherë pas incidentit, ekspertët kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme protokollare për të garantuar sigurinë e plotë të avionëve që gjendeshin në fluturim dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
“Sot në orën 17:30, për shkak të një problemi teknik, janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kanë marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë. Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të riktheheshin në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë”, thuhet në njoftim të agjencisë që kujdeset për trafikun ajror në Shqipëri.
Edhe fluturimet nga Kosova e shfrytëzojnë hapësirën ajrore të Shqipërisë gjatë rrugës për shtetet perëndimore. Ndonëse nuk ka njoftim zyrtar, disa fluturime në faqen e aeroportit kanë marrë etiketën e anulimit apo të vonesave.
-
Humbja e radiofrekuencave anulon fluturimet në Greqi
-
Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike
-
Bisedimet SHBA-Iran ndërprenë fluturimet në Aeroportin e Cyrihut
-
Pezullohen fluturimet në Aeroportin e Munihut, raportohet se janë parë dronë
-
Sistemi i ri hyrje-dalje i BE-së po shkakton vonesa deri në tri orë, thonë aeroportet