Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në nëntë muajt e parë të këtij viti në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë realizuar 811 raste të thyerje së gurëve në veshkë.
Në Klinikë thuhet se janë realizuar edhe ekzaminime të tjera urologjike.
“Në po këtë Klinikë, janë realizuar edhe 798 operacione të hapura dhe endoskopike, po ashtu, ka pasur 1 mijë 474 procedura të njohura si ureterocistoskopi, 193 rate të ekzaminimeve urodinamike dhe mbi 7 mijë e 600 vizita emergjente , 5 mijë e 600 vizita ambulantore”, thuhet në njoftim.