Vetëm pak muaj pas çlirimit të Kosovës, nga shtatori i vitit 1999, Violeta Kuçi - Gashi, ka filluar punën si mësuese në Shkollën Fillore “Elena Gjika”.
Për plot 20 vjet të shërbimit në arsim, ajo tregon vështirësitë që ka kaluar si mësuese, raporton KTV.
E, për tërë angazhimin që bën, ajo nuk është e kënaqur me trajtimin që u bëhet mësimdhënësve, e as me pagat që u jepen.
Por, nxënësit e vet për 7 marsin – Ditën e mësuesit, i kanë bërë asaj një befasi.
Ky është mesazhi që jep profesori Selami Salihu, për të rinjtë.
Mbi 30 vjet, Salihu ka përvojë pune si mësimdhënës.
Ai kujton kohën se si është kujtuar vepra e mësuesit më 7 mars dhe vlerën që ka mësimdhënësi për shoqërinë.
Për kontributin e saj mbi 42-vjeçar në arsim, 75-vjeçarja Shukrije Selimi, tashmë mësimdhënëse e pensionuar, të enjten është nderuar me mirënjohje.
Ditari, që për më shumë se katër dekada e kishte shoqërues, asaj i shfaq kujtime të mira.
Selimi, ish-mësimdhënëse e gjuhës angleze, thotë se nevojitet përmirësim në arsimin e Kosovës.
Mësuesit i kanë uruar edhe krerët institucionalë, derisa kanë vizituar shkolla të ndryshme në Kosovë.