“Peja – peng i vizionit urban” është krye-temë e së dielës me “Koha Ditore”.
Në shkrimin kryesor për këtë temë, ndër të tjera mund të lexoni për mungesën e planit urban në Rugovë, problemet me “planet zhvillimore urbane jo-profesionale” dhe ato me projektet madhore, dhe fajin për moszhvillimin e mirëfilltë të turizmit.
Për temën e së dielës, vjen shkrimi “Borea jo si Brezovica”, që flet për mundësinë e zhvillimit të turizmit dimëror në Pejë.
Gazmend Muhaxheri, “më shumë kryetar i partisë sesa i qytetarëve”, është përfundimi i nxjerrë në intervistë me Veton Mujajn.
Reportazhi nga kryeqyteti sjell “transformimin e mirëpritur të shtëpive të shëndetit” nga qytetarët.
Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me Kohën Ditore.
“Peja – peng i vizionit urban” by kohanet