Peja bëhet komuna e dytë në Dukagjin, pas Gjakovës, e cila për herë të parë hap në tërësi kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomikë, duke i publikuar ato në ueb faqen e saj zyrtare, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Komuna e Pejës që nga tashti do të publikojë në faqen zyrtare të Komunës të gjitha kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomikë. Këtë vendim e ka marrë Zyra e prokurimit me miratimin e kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri”. Ndërsa këtë ia ka konfirmuar të hënën KD-së shefi i kabinetit të kryetarit, Durim Sheremeti.
Publikimi i kontratave, siç thotë Sheremeti, është rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së projektit të USAID për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të Komunës për të qenë të informuar lidhur me shpenzimet e Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)