Qendra e vaksinimit në Pejë ka nisur të enjten vaksinimin kundër gripit sezonal. Kjo qendër ka siguruar nga Ministria e Shëndetësisë tetë mijë vaksina.
Shefi i Qendrës së vaksinimit në Pejë, Dugagjin Sahatçiu, i ka thënë KOHËS se vaksinimi kundër gripit sezonal do të bëhet në lokacionin ku është e sistemuar edhe Qendra e vaksinimit masiv të popullatës kundër Covid-19, në hapësirën e Galerisë së Arteve në objektin e Pallatit të Kulturës.
“Aty brenda është ndarë një aneks vetëm për vaksinim kundër gripit sezonal dhe kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë qytetarët mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna dhe lehonat, si dhe fëmijët me indikacione shëndetësore”, ka deklaruar Sahatçiu.