Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar kryetarin e Komunës, Sokol Haliti, për punësim me kontrata mbi vepër, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas këtij subjekti punësimet me kontrata të përkohshme të cilat kanë ndodhur në vitin 2017 dhe në vitin 2018 janë duke i shërbyer kryetarit të Komunës, i cili është duke forcuar pozitën e tij.
Këshilltari komunal nga radhët e PDK-së, Taulant Haxhiu, ka theksuar se pushteti komunal ka punësuar me kontratë në vepër edhe ish -zëvendësministrin e Drejtësisë, Daut Xhemajli, i cili dikur ishte edhe pjesë e PDK-së. Sipas tij, punësimet nuk bëhen për interesa të Komunës, por për ato politike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)