Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar të enjten riorganizimin e kryesisë së partisë në mbledhjen që ka mbajtur. Këshilli i saj i ka dhënë mbështetje të plotë Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër i Kosovës i nominuar nga kryetari aktual i partisë, Memli Krasniqi.
“Bedri Hamza është kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri”, ka thënë Krasniqi.
E, Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues ka shtuar se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.
“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.
Në mbledhje PDK-ja theksoi se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme sa më parë.
Lista e plotë e Kryesisë së re të PDK-së:
1. Memli Krasniqi, Kryetar
2. Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme
3. Bedri Hamza, Nënkryetar
4. Uran Ismaili, Nënkryetar
5. Agim Aliu, Nënkryetar
6. Shaqir Totaj, Nënkryetar
7. Besianë Musmurati, Nënkryetare
8. Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare
9. Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore
10. Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje
11. Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare
12. Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa
13. Enver Hoxhaj
14. Rrahman Rama
15. Jakup Nura
16. Sokol Bashota
17. Evgjeni Thaçi - Dragusha
18. Nexhat Demaku
19. Besa Kabashi - Ramaj
20. Zenun Pajaziti
21. Valdete Idrizi
22. Elmi Reçica
23. Mërgim Lushtaku
24. Ferat Shala
25. Fehmi Mujota
26. Petrit Hajdari
27. Eliza Hoxha
28. Ganimete Musliu
29. Blerta Deliu - Kodra
30. Ariana Musliu - Shoshi
31. Floretë Zejnullahu
32. Blerand Stavileci
33. Luljeta Veselaj - Gutaj
34. Muhamet Haliti
35. Kujtim Gashi
36. Safete Hadërgjonaj
37. Genc Prelvukaj
38. Kurtan Kajtazi
39. Bekim Azizi
40. Përparim Gruda
41. Arben Mustafa
42. Aurora Osmani - Buca
43. Arbnora Salihu, Kryetare e RDK
· Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza
· Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së