Arbëri

PDK-ja shkon në takimin konsultativ para përpjekjes së pestë për konstituim

Vlora Citaku

Partitë politike janë ftuar për të mbajtur një takim konsultativ para përpjekjes së pestë për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ftesën e ka konfirmuar Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, që është propozimi i kësaj partie për kryeparlamentare. E pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar Partia Demokratike.

“Kemi marrë ftesën para pak mminutash. Sigurisht që do të shkojmë. PDK-ja dhe po besojmë qytetarët presin zhbllokimin e gjendjes së krijuar në Kuvend si pasojë e paaftësisë së VV-së për të krijuar shumicën. Fatkeqësisht këto janë vetëm shqetësimet tona. E, shqetësimet e qytetarëve janë çmimi e lartë i  energjisë elektrike”, ka thënë Vlora Çitaku, deputete e PDK-së.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosovës

Dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare