Arbëri

PDK-ja në Klinë braktis seancën e betimit të kryetarit Elezaj

Kryetari i ri i Komunës së Klinës, Zenun Elelzaj (AAK) dhe 27 këshilltarët e Kuvendit, kanë bërë të enjten betimin solemn në seancën konstitutive të Kuvendit të Komunës së Klinës, të cilën e udhëhoqi anëtari me i vjetër i Kuvendit, Zeqir Morina.

Por, këshilltarët e PDK-së dhe ai i IPK-së, braktisën sallën pasi kanë bërë betimin, me arsyetimin se ish-kryetari Sokol Bashota nuk është ftuar e as konsultuar zyrtarisht për këtë seancë, që është edhe rekomandim i MAPL-së.

Në seancën e sotme inauguruese, që në raundin e parë, Fadil Gashi (LDK), është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Komunës.

Kuvendi i Komunës së Klinës ka gjithsej 27 këshilltarë. Në legjislacionin e ri Kuvendi i Klinës përbëhet prej 10 këshilltarëve të PDK-së, 6 të LDK-së, 5 të AAK-së, 2 të LVV, ndërsa nga një këshilltar kanë Nisma për Kosovën, IPK-ja, PSHDK-ja dhe AKR-ja...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)