Arbëri

PDK-ja çon në Kushtetuese ligjet e miratuara në seancën e 5 dhjetorit

Abelard Tahiri

Foto: Alban Bujari

Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, pasi e ka dorëzuar lëndën në gjykatë, ka theksuar se seanca e 5 dhjetorit përcaktoi standard tepër të dëmshëm. Ai ka deklaruar se kanë paralajmëruar që do t'i dërgojnë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo se në konsultim me ekspertët i kanë proceduar vetëm 16 prej tyre.

"PDK do t'i procedojë në Gjykatën Kushtetuese ligjet të cilat janë miratuar në seancën e 5 dhjetorit. Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm dhe e ka dhunuar jetën parlamentare në vendin tonë. Ato seanca kanë vendosur një rekord te zi parlamentar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ne kemi paralajmëruar që do t'i dërgojmë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, prej atyre të cilat janë miratuar mirëpo në konsultim me gjithë ekspertët tanë, sot i kemi proceduar 16 prej tyre", tha ai.