Arbëri

“Pastrimi” thotë se qendra ka nevojë për kontejnerë, Komuna blen shporta

Sheshi Adem Jashari është më i riu në Prishtinë. I përuruar vitin e kaluar, ai ka edhe shporta mbeturinash.

Por gjendja dallon në sheshet e tjera.

Në atë “Skënderbeu”, shportat janë tërësisht të dëmtuara, derisa pak më mirë është gjendja në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Por, përveç shesheve, janë të pakta hapësirat që kanë shporta për mbeturina xhepi, raporton 038 në KTV.

Në komunën e Prishtinës thonë se janë në përgatitje të tenderit për blerje të shportave të reja.

Ndërsa në kompaninë “Pastrimi” thonë se Komuna e Prishtinës do të duhej të blinte edhe kontejnerë të rinj.

Ndërkohë që qytetarët kanë kërkuar mbyllje të kontejnerëve për shkak të kundërmimit në temperatura të larta.