Arbëri

Pas shumë vonesave, Komuna premton sërish kiosqe të reja

Tridhjetë kiosqe të tilla kishte vendosur Komuna e Prishtinës në disa lokacione, rreth 11 vjet më parë, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Aktualisht, rreth gjysma prej tyre nuk përdoren, për shkak se, siç shprehen shitësit, janë të papërshtatshme. Disa janë të braktisura e disa edhe të shkatërruara.

Nysret Preteni që shfrytëzon me qira një kioskë në rrugën “Xhorxh Bush”, ankohet për kushte jo të mira pune.

Ka kohë që, si zgjidhje, Komuna kishte premtuar ridizajnimin e tyre.

Ndërsa tani, zyrtarë të saj thonë se po synojnë që sivjet t’i vendosin 40 kiosqe të reja, me sipërfaqe deri 15 metra katrorë

Vonesën për vendosjen e kiosqeve të reja, Komuna e arsyeton me nevojën për analiza më të hollësishme.

E, Komuna e Prishtinës ende nuk ka caktuar kritere për shfrytëzim të kiosqeve të reja.