Prokuroria e Pejës ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të marrë veprime lidhur me vilat vjehrrave të krerëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) të ndërtuara jashtëligjshëm në fshatin Stankaj.
Këtë për KOHËN e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.
Kjo është bërë pasi që KOHA të hënën ka raportuar se si në mesin e shumë vilave të ndërtuara jashtëligjshëm në këtë fshat, janë edhe vilat e bashkëshorteve të dy krerëve të KGJK-së, Albert Zogaj e Qerim Ademaj, të cilat në 2019 u janë bartur vjehrrave të tyre.
Ani se për disa ndërtime që ndodhen pak metra përtej tyre Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë për ndërtime pa leje, ndaj tyre ende nuk ka diçka të tillë.