Këtë vikend pritet të mbajë mot i vranët e me intervale me diell.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Vranësirat gjatë ditës në disa vende parashihet të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri 25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.
Edhe të dielën parashihet të mbajë mot i ngjashëm.
“Të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm, me diell dhe vranësira të cilat mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Parashihet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.