Në vikend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët, me reshje të herëpashershme të shiut dhe fjolla bore.
Temperaturat minimale në ditën e parë të vikendin do të lëvizin nga 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të sillen në mes të 4 e 7°C. Sipas parashikimit do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
Ndërkohë të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët.
“Në ultësira, pritet të ketë mjegull, ndërsa në viset malore do të shfaqen ngrica të lehta. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në +1°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.