Këtë vikend sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell.
Sipas parashikimit mëngjesin e të shtunës nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale parashikohet të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. “Në mëngjes parashihen ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.