Arbëri

Parashikimi i motit për vikend

Mot me shi

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, ndërkohë që të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Ndërkohë që të dielën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Sipas IHMK-së të dielën parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.