Mot me diell dhe vranësira të pakta, që do të jenë më shumë gjatë relievit malor, do të mbajë në Kosovë të martën e 7 janarit.
Siç ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.
Si rajone më së ftohti do të jetë në Dragash, ndërsa më së nxehti në Prizren e Gjakovë.