Arbëri

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Moti sot

Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë gjatë javës së dytë të dhjetorit në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nuk do të mungojnë as rigat e shiu dhe fjollat e borës në vise të larta, ndërsa rrezet e diellit do të jenë më të kufizuara.

Gjatë së hënës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Vetëm një ditë pas do të ketë mot me shi. Në mëngjes parashihet ngrica dhe mjegull, kryesisht nëpër ultësira dhe vise malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. 

Edhe të mërkurën do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për riga shiu, ndërsa temperaturat do të prekin nga -1 deri në 7 gradë Celsius maksimalja. 

Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe të enjten, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Ndërsa të premten nuk pritet të ketë shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.