Arbëri

Paralajmërohen reduktime të furnizimit me ujë

Ushtruesi i Detyrës i Kryeshefit Ekzekutiv te Kompania Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa, ka paralajmëruar reduktime të furnizimit me ujë, pas uljes së nivelit të liqeneve shkaku i temperaturave të larta.

“Nivelet e liqeneve nuk premtojnë furnizim të qëndrueshëm për pjesën në vazhdim të vitit. Sa i përket zonës tonë të shërbimit vetëm në Lipjan do të fillojmë me reduktime, jemi duke i bashkërenduar veprimet me kryetarin e komunës, ndërsa për zonat tjera ende nuk kemi aplikuar reduktime, por nuk do të thotë se nuk fillojmë javën tjetër”, ka thënë Xhafa për “KosovaPress”.

Ai ka treguar se borxhet e konsumatorëve gjatë periudhës së pandemisë kapin vlerën e rreth 2 milionë euro. Por, nuk ka pasur shkyçje nga rrjeti.

“Borxhet e akumuluara vetëm në këtë periudhë të pandemisë, janë afërsisht dy milionë euro”, ka thënë Xhafa.