Reduktime të ashpra të ujit të pijes në të gjitha qytetet dhe zonat që i mbulon kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë ndërmarrje, Sokol Xhafa.
Ai ka thënë se kjo do të vijë nëse nuk ndalen keqpërdorimet.
Në një shkrim në Facebook, Xhafa ka publikuar disa pamje në vende të ndryshme që tregojnë rrjedhjen e ujit.
“‘Kultura’ jonë ‘qytetare’, ose më mirë qyqare. Keqpërdorimet - vjedhjet e ujit në të gjitha anët”, ka shkruar ai si përshkrim të pamjeve nga disa zona. “Lusim qytetarët të lajmërojnë keqpërdorimet, përndryshe e ardhmja e afërt mund të rikthejë reduktimet e ashpra në të gjitha qytetet dhe zonat”.
"Kultura" jonë "qytetare", ose më mirë qyqare. Keqpërdorimet - vjedhjet e ujit në të gjitha anët. Video 1 rr. Muharrem...
Posted by Sokol Xhafa on Sunday, June 5, 2022
Për shkak të mungesës së reshjeve, viteve të fundit ka pasur telashe me furnizim me ujë të pijes në disa zona. Keqpërdorimet e ujit të pijes, krahas telasheve me furnizim, kanë bërë që KRU “Prishtina” në vazhdimësi të apelojë për kujdes nga qytetarët.