Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se pritjet janë të vogla që mund të ketë sukses takimi i të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi respektivisht Petar Petkoviq.
Sipas Palokajt, takimi i Lajçakut me Petkoviqin ka zgjatur më shumë se është pritur, “rreth dy orë”. E tani, Lajçak është në takim me Bislimin.
“Do të shohim në vazhdim a do të ketë takim trepalësh”, ka thënë Palokaj në “60 Minuta” të KTV-së, duke shtuar se interesimi për takimin është i vogël.
“Për momentin mund të themi se dialogu është aty se ku ka qenë tash e pothuajse një vit. Pra pa lëviz para”, ka deklaruar ai.