Kryetari i sindikatave në Kosovë, Avni Ajdini, ka pasur një arsyetim për numrin e vogël të pjesëmarrësve në protestën e 1 Majit.
Sipas Ajdinit, një pjesë e punëtorëve të sektorit privat, janë në punë, raporton KTV.
Në fjalimin e tij, Ajdini tha se do të kërkojnë ngritjen e pagës minimale tani në 300 euro.
Përveç pagës së ulët, Ajdini ka shprehur shqetësim edhe për numrin e vdekjeve në vendin e punës, por edhe trajtimin e pensionistëve me skemat pensionale aktuale.
Në protestë u kërkua nga institucionet që t’i marrin parasysh kërkesat e sindikalistëve, në të kundërtën do të ballafaqohen me protesta masive.
Pjesë e protestës ishin edhe sindikalistë nga UNIA zvicerane, që, mes tjerash, kërkuan ndërprerjen e diskriminimit gjinor dhe trajtimin e barabartë për gratë në vendet e punës.
Kundër diskriminimit në baza gjinore, gjatë ditës, kanë marshuar edhe shumë aktivistë, në protestën e thirrur nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.
Derisa Organizata Studim-Kritikë-Veprim, në shenjë proteste, ka vendosur para objektit të qeverisë 31 helmeta, në kujtim të 31 punëtorëve që humbur jetën në vendet e punës.