Pak para nisjes së seancës ku do të shpallet aktgjykimi ndaj dy të dyshuarve kryesorë për vrasjen e Marigona Osmanit, Dritan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, para Gjykatës në Ferizaj është protestuar.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar duke kërkuar drejtësi për Marigona Osmanin dhe ndëshkim maksimal për të akuzuarit.
Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.
Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.
Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.
{gallery}