Më 2013 është bërë investimi i fundit kapital në parkun e Gërmisë. Nga ajo kohë, investime të vogla janë bërë nga Komuna e Prishtinës në parkun që njihet si “mushkëritë e qytetit”.
Derisa, parku ka qenë i keq për çiklistë të cilët, në mungesë të shtigjeve për ta, kanë pasur aksidente e disa edhe fatale, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Shtigjet për çiklistë në këtë park pritet të ndërtohen dhe ato janë paraparë qysh në vitet e ‘70-a nga udhëheqësit e atëhershëm të Komunës së Prishtinës.
Projektin e dikurshëm, udhëheqësit lokalë e kanë gjetur në arkivin e Kosovës dhe e kanë marrë për ta jetësuar.
Pjesë e projektit është edhe teleferiku, të cilin nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli thotë se do ta jetësojë.
Qytetarët thonë se investimi në park është më se i nevojshëm.
Projekti, ndër të tjerash, rregullon edhe çështjen e shitësve ambulantë, pasi që parasheh edhe kioske të shumta përgjatë parkut.