Arbëri

Pa votat e opozitës, Komisioni për Legjislacion voton projektligjin për KPM-në

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

Foto: Driton Paçarada

Pa votat e opozitës, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Krahas këtij Projektligji, ky komision ka votuar edhe Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës; atë për zyrtarët publikë dhe projektligjin për rrugët.

Në këtë komision morën pjesë vetëm anëtare e Komisionit nga mazhoranca ndërkaq anëtarë nga opozita munguan në këtë mbledhje. /EO