Arbëri

Pa i respektuar masat, Zemaj viziton pacientët e shtrirë në Torakale

Pa e respektuar fare distancën, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e u.d. i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë vizituar pacientët në Klinikën Torokale.

Kur është pyetur për këtë ministri nuk u përgjigj fare.

Por paraprakisht ministri i Shëndetësisë është këshilluar nga drejtori Saudin Maliqi për gjërat që duhet thënë rreth kësaj klinike.

Drejtori i kësaj klinike, Saudin Maliqi, ka thënë se me gjithë pandeminë stafi mjekësor është duke i trajtuar të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbimet e kësaj klinike.

Ministri Zemaj deklaroi se bashkë me profesionistët shëndetësorë po angazhohet për kthimin e të gjitha shërbime shëndetësore për pacientët edhe në kohën e pandemisë COVID-19.

U.d. i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se e ndiejnë obligim, edhe në kohë pandemie, që qytetarët t’i marrin shërbimet kirurgjike.