Arbëri

OVL UÇK Pejë nderon me mirënjohje Lajmëtarët e Lirisë

OVL UÇK Pejë përmes një njoftimi për media bën të ditur se me rastin e 28 Nëntorit, festës kombëtare të Flamurit ka nderuar me Mirënjohje me motivacion: Lajmëtar i Lirisë, disa nga patriotët dhe të burgosurit politikë të viteve '60-ta në komunën e Pejës:

Nezir Gashi, Ramadan Shala (post mortum), Sylë Shala (post mortum), Selajdin Daci (post mortum), Shefqet Deçani (post mortum), Avdyl Shala (post mortum), Mehmet Krasniqi (post mortum), Ejup Kastrati, Vesel Rexhepaj (post mortum), Zeqë Shala (post mortum), Remzi Baloku dhe Ahmet Zeka (post mortum).

Kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, vlerësoi lartë kontributin e kësaj gjenerate patriotësh e atdhetarësh, rezultat i së cilës ishte mbajtja gjallë e nacionalizmit shqiptar, që i parapriu Luftës Çlirimtare.