Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Gitanas Nausėdan për marrjen e postit të presidentit të Lituanisë. Ajo ka shkruar në rrjetin social X se mezi pret që të forcojë bashkëpunimin me të në rrugën euroatlantike.
“Mezi pres të vazhdojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë dhe të punojmë se bashku për të avancuar rrugën euroatlantike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Osmanit.
Ky është mandati i dytë i Nauseda në postin e presidentit të Lituanisë.
Ai ka thënë vite më parë se i përkrah aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.