Arbëri

Osmani uron presidenten e Meksikës: Shpresojmë për mundësi bashkëpunimi mes vendeve tona

Vjosa Osmani

Foto: Driton Paçarada

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e re të Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila fitoi në zgjedhjet e së dielës.

Osmani ka thënë se shpreson nën presidencën e Sheinbaumit, do të ofrohet mundësia për bashkëpunim të zgjeruar mes Kosovës dhe Meksikës.

“Urime Presidentes së zgjedhur Claudia Sheinbaum në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese t’i shohësh shumë gra që marrin role udhëheqëse. Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike bindëse.

Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës ka thënë se rezultatet paraprake treguan se ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës.