Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët

Vjosa Osmani

Vjosa Osmani

Foto: Driton Paçarada

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se 18 vjet më parë Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet e nga rezistenca në shtetësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë se 18 vjet më parë Kosova u shpall shtet i lirë, i pavarur e sovran duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë e të dhimbshëm, por duke hapur një kapitull të ri të historisë kombëtare.

Osmani ka përmendur edhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se ajo ishte e drejtë dhe se çdo përpjekje për ta njollosur atë, dëmton themelet e paqes afatgjate.

Ka deklaruar se lufta çlirimtare ishte betim i përgjakur i një populli që donte të jetonte i lirë në vendin e vet.

“Ajo u ndërtua nga ata që u persekutuan, u luftuan, u burgosen por asnjëherë nuk u nënshtruan. Në  themelin e shtetit tonë qëndron vizioni i presidentit historik, Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë sonë. Me vizion ai udhëhoqi popullin. Historia u brumos në periudhën e luftës për liri. Ajo mban emrin e  komandantit Adem Jashari. UÇK-ja është ideali  më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj. Kjo luftë ishte e drejtë dhe gjithnjë e pastër. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është e padrejtë, historikisht e pavërtetë dhe e papranueshme. Krerët e UÇK-së që sot gjenden në Hagë së bashku me mijëra luftëtarë dhe me popullin tonë u ngritën për liri e dinjitet”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se lufta e UÇK-së ishte shtylla më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës dhe nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për deformim të historisë.

Ajo ka thënë se sot është obligim që të jenë të bashkuar.

“Kosova u bë shtet për ta mbrojtur të vërtetë dhe për të mos lejuar kurrë që historia të rishkruhet”, ka thënë ajo.

 VIDEO: Fjalimi i plotë

Lexo përditësimet tjera
flamuri

18 vjet shtet

Sot Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.Më 17 shkurt 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme...