Arbëri

Osmani: Trashëgimia e Papës Françesku do të jetojë gjatë

Vjosa Osmani - Albin Kurti - Papa

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Papa Françesku, që u varros sot, do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqe, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.

Duke shpërndarë fotografi nga ceremonia në Vatikan, Osmani ka thënë se trashëgimia e Papës Françesku “në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë”.

Në ceremoninë në të cilën ishin shumë liderë botërorë, pos Osmanit, ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Dy udhëheqësit bënë bashkë homazhe pranë arkivolit të Papës.

E në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit është thënë se Kurti një ditë më parë ka përcjellë mesazh ngushëllues në të cilin ka thënë se Papa do të mbahet mend si “një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit”.