Arbëri

Osmani takon Trumpin

Trump & Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën është takuar me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre-Dame”.

Osmani ka postuar në Facebook foton me presidentin e ri të SHBA-së.

Presidentja e Kosovës është në mesin e liderëve botërorë që janë ftuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në rihapjen e katedrales “Notre-Dame”, pesë vjet pasi zjarri shkatërroi monumentin 850-vjeçar.