Arbëri

Osmani takon senatorin Cruz: Shtetet e Bashkuara mbeten aleat jetik për Kosovën

Ted Cruz, Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington, është takuar me senatorin republikan, Ted Cruz.

Në një postim në rrjetet sociale Osmani ka shkruar për këtë takim duke thënë se në fokus të tij ishin forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.

“Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani.