Arbëri

Osmani takon Pelosin: Mike e vërtetë e popullit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani dhe ish-udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar të shtunën ish-udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Osmani e ka quajtur Pelosin mike të vërtetë për popullin e Kosovës.

“Gjithmonë nder i veçantë për t’u takuar Pelosi, një mike e vërtetë e popullit të Kosovës. Gjithmonë kënaqësi të diskutojmë për vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ajo.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka realizuar edhe disa takime të rëndësishme, ndër të cilët ai me kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock.