Arbëri

Osmani takon Melonin, potencon rolin e Italisë në përkrahjen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Në një status në Facebook Osmani ka shkruar se në këtë takim ka potencuar rolin e Italisë në përkrahje të Kosovës.

“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat. Llogarisim në lidershipin e kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Takimi është zhvilluar në Bruksel, ku Osmani ka qëndruar edhe të mërkurën, ku ka marr pjesë në samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor.

LEXO EDHE: