Arbëri

Osmani takon Harrisin në Zvicër: I përcolla mirënjohjen e popullit të Kosovës

Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka takuar në Samitin e Paqes për Ukrainën që po mbahet në Zvicër, zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris.

Në një fotografi të publikuar në Facebook, Osmani ka thënë se ia ka përcjellë Harrisit mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen amerikane.

“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!” ka shkruar ajo.

Më herët gjatë ditës, Osmani u prit në samit nga presidentja e Zvicrës dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.